Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nr. 31. dt. 06 prill 2022 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 158, datë 26. dhjetor. 2019, “Për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, më poshtë tarifat për përdorimin e fushave multisportive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës dhe fushën e futbollit në Laprakë.
Fushë volejbolli: Biletë për individ ose grup prej 12 personash – 1400 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë basketbolli: Biletë për individ ose grup prej 10 personash – 1300 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë futbolli: Biletë për individ ose grup prej 14 personash – 2000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2500 lekë/kohëzgjatja 90 min. Studentët 50% të vlerës.
Fushë tenisi: Biletë për individ/grup individësh – 1600 lekë/kohëzgjatja 60 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 2000 lekë/kohëzgjatja 60 min.
*Biletat tërhiqen pranë info-pointit te fushat multisportive, 30 minuta para nisjes së lojës.
Fusha e Laprakës: Biletë për individ ose grup prej 22 personash – 5000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Për subjekte tregtare/klube/shoqata – 6000 lekë/kohëzgjatja 90 min. Studentët 50% të vlerës.
*Biletat tërhiqen pranë biletarisë, 30 minuta para nisjes së lojës.
APR administron Sheshet & Parqet Rekreative, RE-në, Parqet Memoriale, Zoo Park, Amfiteatrin, Parkun Olimpik, Bimësi e Pyllit Orbital, Pyjet & Kullotat, Aktivitetet në Natyrë në Bashkinë e Tiranës.
Adresa: Rruga “Liman Kaba”, Parku Olimpik, Tiranë.
Email: [email protected]
– Destinacione natyrore për ecje dhe pedalimit;
– Vendndodhjen e shesheve rekreative [email protected];
– Rezervime të Fushave Multisportive, Amfiteatrit të Liqenit dhe Instalacionin Reja;
– Kalendarin e aktiviteteve outdoor dhe pika interesi.